Barcelona e synon talentin 18-vjeçar, zbulohet çmimi i tij

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të talentuar holandez, Ruud Nijstad, i cili aktivizohet te Twente.

Sipas “Tuttomercatoweb”, katalunasit kanë interesim të madh për futbollistin 18-vjeçar, i cili është afirmuar tashmë në ekipin e parë të klubit holandez, përcjell “Gazeta Express”.

Nijstad këtë sezon ka regjistruar 20 paraqitje, duke luajtur si qendërmbrojtës, por edhe në pozitën e mbrojtësit të majtë.

Ai është gjithashtu pjesë e përfaqësueses U21 të Holandës. Megjithatë, Barcelona nuk është klubi i vetëm që e kërkon.

Chelsea, Manchester United dhe Manchester City po e monitorojnë gjithashtu talentin, ndërsa Twente kërkon të paktën 20 milionë euro për kartonin e tij.

Një transferim në janar nuk përjashtohet, por Twente dëshiron që lojtari të qëndrojë në huazim deri në përfundim të sezonit.

Barcelona e kishte kontaktuar edhe më herët klubin holandez, por marrëveshja nuk ishte arritur dhe Nijstad kishte vendosur të vazhdonte karrierën në Enschede.

Të ngjashme