Goditje për Interin, Calhanoglu do të mungojë në të paktën shtatë ndeshje

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Interi ka marrë një lajm të keq për Hakan Calhanoglun, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtë.

Sipas “Tuttomercatoweb”, mesfushori turk do të mungojë në të paktën shtatë ndeshje, përfshirë sfidat me Stuttgartin, Genoan, Frosinonen, Borussia Dortmundin dhe Torinon, si dhe një tjetër përballje me Genoan në Kupën e Italisë, përcjell “Gazeta Express”.

Në dyshim është edhe ndeshja kundër Lecces më 18 dhjetor.

Objektivi i Interit është që ta rikuperojë Calhanoglun për Superkupën e Italisë, ku më 22 dhjetor e pret Lazio. 

Të ngjashme