Manchester City ka qenë klubi që ka shpenzuar më së shumti në botë gjatë afatit kalimtar të verës, duke investuar plot 526 milionë euro për përforcime.
Sipas “Tuttomercatoweb”, anglezët e kanë rindërtuar skuadrën për trajnerin Enzo Maresca, ndërsa diferenca financiare me Napolin është jashtëzakonisht e madhe, përcjell “Gazeta Express”.
Investimi më i madh u bë për Enzo Fernandezin, i transferuar nga Chelsea për 145 milionë euro.
Elliot Anderson kushtoi 135 milionë euro, ndërsa për talentin Ayyoub Bouaddi u paguan 95 milionë euro. Në listë janë edhe Ndiaye (70 milionë), Allan (37 milionë) dhe dy talentët Detourbet e Monga, për të cilët u shpenzuan së bashku edhe 37 milionë euro.
Në anën tjetër, Napoli e ka zhvilluar një treg shumë më të kufizuar.
Klubi italian i shpenzoi 63 milionë euro për blerjen përfundimtare të Rasmus Hojlundit dhe Alisson Santosit, ndërsa Badiashile dhe Favasuli u transferuan në formë huazimi, me kosto prej rreth katër milionë eurosh.
Edhe pse Manchester City i arkëtoi mbi 330 milionë euro nga shitjet, investimi prej 526 milionësh e dëshmon fuqinë e tij financiare.
Kjo është një diferencë e madhe mes dy skuadrave që do të përballen në Ligën e Kampionëve, ku Napoli duhet të konkurrojë me një kundërshtar që ka mundësi shumë më të mëdha në tregun e transferimeve.