Ekonomia Online
FUNDIT

Banka Botërore paralajmëron se 60 milionë njerëz rrezikojnë “varfërinë ekstreme”

Banka Botërore paralajmëron se 60 milionë njerëz rrezikojnë “varfërinë ekstreme”

Deri në 60 milionë njerëz do të shtyhen në “varfëri ekstreme” për shkak të koronavirusit, paralajmëron presidenti i Bankës Botërore. David Malpass ka thënë se banka pret që rritja ekonomike globale të zvogëlohet për 5 për qind këtë vit, pasi të gjitha vendet po përballen me pandeminë. Kjo ka bërë që tashmë miliona njerëz ta […]

Deri në 60 milionë njerëz do të shtyhen në “varfëri ekstreme” për shkak të koronavirusit, paralajmëron presidenti i Bankës Botërore.

David Malpass ka thënë se banka pret që rritja ekonomike globale të zvogëlohet për 5 për qind këtë vit, pasi të gjitha vendet po përballen me pandeminë.

Kjo ka bërë që tashmë miliona njerëz ta humbasin punën e tyre dhe bizneset të rrezikojnë falimentimin, derisa vendet e varfëra ndjehen më të goditura.

“Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë njerëz do të shtyhen në varfëri ekstreme – kjo e fshin gjithë përparimin e bërë në zbutjen e varfërisë në tre vitet e fundit” paralajmëroi Malpass të martën.

Të ngjashme