Kryetari i ri i Bankës Botërore, Ajay Banga, ka thënë se hendeku në mes të vendeve të pasura dhe ta varfra është duke u thelluar.
Ai ka theksuar se kjo e thellon varfërinë në vendet të cilat janë në zhvillim, ka raportuar AFP.
Shumë vende ende janë duke u rikuperuar nga goditjet, fillimisht të COVID-19 dhe më pastaj asaj pas pushtimit të Ukrainën nga ana e Rusisë, që si pasojë e saj u shtrenjtua nafta dhe u ngritën çmimet tjera.
Më tej theksohet se ndryshimet klimatike, prekin fort disa prej vendeve më të varfra.
Mbi gjysma e vendeve më të ardhura të vogla janë afër ose në krizë të borxhit, dyfish më tepër sesa në vitin 2015.