Banka Botërore ka publikuar dokumente studimore të reja për shëndetësinë, varfërinë, arsimin, punën, mbrojtjen sociale dhe cilësinë e ajrit në Ballkanin Perëndimor.
Aty thuhet se është një seri e re dokumentesh studimore të Bankës Botërore, të cilat fokusohen ne ndikimet që ka pasur COVID-19 mbi sistemet shëndetësore, varfërinë dhe mirëqenien e familjeve, arsimin, mbrojtjen sociale, tregjet e punës dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit në Ballkanin Perëndimor.
Këto dokumente studimore plotësojnë Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar së fundmi dhe shoqërojnë Dokumentet për vendet (të prezantuara më 29 prill) si dhe paraqesin se si parashikohet t’i prekë banorët e këtij rajoni efekti i COVID-19.
Dokumentet më të fundit studimore janë:
Ndikimet e COVID-19 mbi varfërinë dhe mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor
Ndikimi i COVID-19 mbi arsimin dhe kundërpërgjigjet e vendeve në Ballkanin Perëndimor
Ndikimi i COVID-19 në sistemet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor
Tregjet e punës të Ballkanit Perëndimor nën krizën COVID-19
Si mund t’i zmadhojë sfidat e ndotjes së ajrit COVID-19 në Ballkanin Perëndimor
Kundërpërgjigjet e mbrojtjes sociale ndaj COVID-19 në Ballkanin Perëndimor
Sipas vlerësimeve të Bankes Boterore, në mungesë të kundërpërgjigjeve nga ana e qeverive, më shumë se 400.000 banorë mund të bien në varfëri në këtë rajon dhe shtresa e mesme mund të tkurret ndjeshëm. Shumë prej atyre të cilët mund të varfërohen aktualisht nuk janë duke përfituar nga mbrojtja sociale, dhe të rrezikuar janë sidomos punonjësit infomalë të cilët nuk janë të mbuluar nga sigurimi i papunësisë dhe nuk marrin ndonjë lloj mbështetjeje tjetër.
Në krahasim me mesataren e BE-së, niveli i ulët dhe jo efikas i shpenzimeve publike për person për shëndetësinë përpara krizës e bën këtë rajon veçanërisht të cenueshëm nga kjo krizë dhe nga kriza të tjera të shëndetit publik në të ardhmen. Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në disa qytete të mëdha dhe numri i rritur i sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes të cilat e shoqërojnë këtë ndotje e rëndojnë më tej këtë cenueshmëri, sidomos nëse përsëritet një shpërthim epidemie prapë dimrin e ardhshëm. Gjithashtu, mbyllja e nevojshme e shkollave për ta ulur ngarkesën mbi sistemin shëndetësor do të sjellë humbje të konsiderueshme në rezultatet mësimore nga të cilat mund të duhen vite për ta rimarrë veten: sipas vleresimeve, përqindja e personave pa zotësi të nivelit elementar në lexim mund rritet nga 53 për qind që është aktualisht në 61 për qind. Ndikimi në arsim do të prekë në mënyrë shpërpjesëtimore personat në pozita të pafavorshme, e një përqindje më e madhe nxënësish do të kthehen sërish në analfabetë funksionalë dhe mbase mund ta lënë fare shkollën.
Te gjitha raportet mund te gjenden tek: http://www.worldbank.org/eca/wbrer