Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve të ndryshme bujqësore. Kjo bankë do të vazhdojë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë edhe në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kështu është thënë sot në takimin që ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic pati me menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe specialisten e lartë të bujqësisë, Silvia Mauri.
Gjatë këtij takimi është biseduar për programet e ministrisë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi, si dhe për format e bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e bujqësisë.
Ministrja Zivic falënderoi menaxherin e BB-së në Kosovë për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe theksoi se MBPZhR-ja është e gatshme që të bashkëpunojë me BB-në edhe në të ardhmen për realizmin e shumë projekteve tjera.Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të Strategjisë së për Kosovën.