Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi priti sot një delegacion nga International Finance Corporation (IFC) ekipin e profesionistëve nga Washington DC kryesuar nga Thomas Lubeck dhe George Konda.
Delegacioni nga International Finance Corporation (IFC) shprehën interesim për një varg çështjesh nga fushëveprimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për të cilat u informuan nga Kryesuesi i Bordit, Gashi dhe nga zëvendësdrejtorët menaxhues të Agjencisë, Valbona Dibra dhe Avni Jashari.
Delegacioni nga Banka Botërore (World bank Group) i njoftuan përfaqësuesit e Agjencisë se kanë filluar të përgatisin strategjinë për Kosovën për periudhën 2017 – 2022 dhe theksuan se do të punojnë afër me të gjitha palët relevante në përpilimin e kësaj strategjie.
Përfaqësuesit e IFC-së thanë se do ta kenë në fokus sektorin privat që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe shtuan se procesi i privatizimit në Kosovë është mundësi e mirë për IFC për përkrahje dhe bashkëpunim.
Takimi ishte i natyrës konsultative me qëllim të identifikimit të fushave dhe prioriteteve për periudhën e ardhshme.