Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re 10 lekë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Banka e Shqipërisë nga data 25 qershor 2019 do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018.

Rishtypja e monedhave metalike është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi.

Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 lekë, emetim i vitit 2013.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Nisur nga kjo datë, monedha do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme. 

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim monedhat metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i…

Gepostet von Banka e Shqipërisë am Montag, 10. Juni 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme