Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm nuk ka ngrohje qendrore.
Në adresë të portalit Koha.net, kanë ardhur disa ankesa nga shumë qytetarë se në këtë ditë të ftohtë, atyre nuk u janë lëshuar fare ngrohjet.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Naser Canolli, Kryeshef Ekzekutiv në “Termokos”, por ai nuk e ka hapur telefonin. Ndërkaq, Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse e “Termokosit”, e ka telefonin e ndalur.
Nuk janë dhënë sqarime për këtë problem prandaj nuk dihet nëse ka prishje apo ku qëndron problemi.