Termokos njofton se ndërpritet furnizimi me ngrohje, s’mund të furnizohet me avull nga KEK-u

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, ka ndalur furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Sipas njoftimi aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme