Banorët e Brodit të rrezikuar nga gurët që po rrëshqasin nga punimet për autostradë

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 10:08 | Nga

Ka dy vjet që banorët e fshatit Brod të Komunës së Shtërpcës janë të rrezikuar nga rrëshqitja e gurëve.

Banorët thonë që nuk janë kundër këtyre punimeve, veçse kërkojnë siguri, raporton KTV.

Këta banorë shumë herë e kanë lajmëruar policinë, por edhe përkundër ndërhyrjes së tyre, punimet kanë vazhduar. Ata thonë se kjo kompani nuk e ka marrë pëlqimin e banorëve kur ka filluar punimet në këtë zonë.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor thonë se inspektorati ka realizuar mbikëqyrje dhe se ky operator posedon pëlqimin e këtij dikasteri.

Ndërsa kompania e cila është duke kryer punimet në atë zonë, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme