Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Pas reshjeve të borës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se autostradat, rrugët nacionale e regjionale janë të kalueshme për qarkullim.

Ministria ka njoftuar se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, kanë intervenuar në orët e hershme të martën.

“Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mengjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”.

Të ngjashme