Banorët e lagjes “Lakrishta”, “Qendra”, “Bregu i Diellit” dhe “Santea”, kanë protestuar të premten para Komunës së Prishtinës kundër ndërmarrjes “Prishtina Parking”, e cila i vendosi laurat në lagjen e tyre pa i pyetur fare, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët duan t’i dorëzojnë disa kërkesa, por momentalisht nuk po lejohen të hyjnë brenda. Nga Komuna i thanë se duhet të presin deri sa të njoftohen zyrtarët.
Ndërkohë disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë para objektit të Komunës.