Banorët e Gorazhdecit protestojnë kundër deponisë së materieve kimike

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Para objektit të ish-kombinatit të lëkurë-këpucëve, në dalje të fshatit Gorazhdec, kanë protestuar të martën bashkë shqiptarë e serbë të fshatrave: Gorazhdec, Poçestë, Babiq, Millovanc e Vragoc, kundër materieve kimike që janë deponuar të premten në atë objekt nga kompania “Shala Swiss Oil”, e cila vite më parë e ka privatizuar atë kombinat.

Ato bure janë sjellë aty nga objekti kryesor në Pejë i ish-kombinatit të lëkurë-këpucëve. Qytetarët që protestuan, shprehën shqetësimet dhe frikën e tyre me dyshimet se ato bure të deponuara në atë objekt përmbajnë materie të rrezikshme kimike që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

“Janë shtatë fshatra që po shqetësohemi nga ky problem. Bëhet fjalë për do kimikale që i janë sjellë. Transporti i parë që e kemi parë vetë ka qenë të premten e kaluar në mbrëmje, kur e kanë sjellë një kontingjent. I ka sjellë pronari i që e ka privatizuar kombinatin”, thotë Nikollë Krasniqi banor i fshatit Millovanc.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme