Banorët e lagjes ”Mati-1” duan linja të reja të transportit publik

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 09:37 | Nga

Një grup qytetarësh të lagjes “Mati 1”, i janë drejtuar udhëheqjes së Komunës së Prishtinës me kërkesë që t’u ofrohen linja të reja të transportit publik urban, pasi që qyteti është rritur, kurse organizimi i linjave të transportit publik ka mbetur po ai që ka qenë edhe para shumë vjetësh, shkruan sot Koha Ditore.

E një pjesë e banorëve të lagjes “Mati 1” e kanë themeluar edhe një shoqatë, të emërtuar shoqata e pronarëve të kompleksit banesor “Dafina”, “Mati 1”, në emër të së cilës edhe i është drejtuar kërkesa kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, për linja të reja të transportit publik, që e lidhin këtë lagje me pjesë të tjera të kryeqytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme