Banorët e disa fshatrave të komunës së Shtërpcës, për gjysmë ore kanë bllokuar rrugën regjionale Kaçanik-Shtërpcë, me arsyetim se ministria e Infrastrukturës prej 2018-s po e zvarritë projektin e rrugës Bajnicë deri në Drekoc.
Rruga është bllokuar pikërisht në fshatin Brod te “Ura e Haxhisë”, raporton KOHA.
Bektesh Bajrami, banor, ka thënë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nëse ministria e Infrastrukturës nuk i shqyrton kërkesat e banorëve për vazhdimin e punimeve.
“Kemi bërë kërkesa e ankesa por deri tash nuk kemi marrë pergjigje për ta kuptuar pse janë ndërprerë punimet”, ka thënë midis të tjerash ai.