Banorët e Wuhanit ende testohen rregullisht, pavarësisht se vendi doli nga bllokimi

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Banorët në Wuhan të Kinës ende janë duke u testuar rregullisht, pavarësisht se gjenden jashtë bllokimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shqetësimet mbeten ende për një fluks të pacientëve të infektuar nga jashtë, ndërsa autoritetet në Wuhan po përpiqen të jenë vigjilentë.

Feng Jing, e cila drejton një grup të punëtorëve të komunitetit në lagjen Tanhualin në Wuhan, tha se qeveria do të vazhdojë të kryejë kontrolle të gjera mbi banorët.

“Ne bëjmë kontrolle gjithëpërfshirëse të shëndetit, dhe çdo ditë mbajmë shënime të hollësishme për gjendjen e tyre shëndetësore. Aktualisht lagja jonë është një komunitet pa epidemi – kanë kaluar 45 ditë deri tani”, ka thënë Jing.

Kina raportoi rënie të rasteve të reja të coronavirusit të premten, ndërsa udhëheqësit premtuan të përshpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit, të rritin kërkesën e brendshme dhe të kthejnë edhe njerëzit në punë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme