Banorët largohen nga banesat pranë spitalit ku do të vendosën britanikët e kthyer nga Kina

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit janë evakuuar nga banesat afër një spitali, ku britanikët të cilët pritet të vijnë nga Wuhan pritet të vendosen në karantinë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, më shumë se 80 pasagjerë u larguan nga qyteti kinez – epiqendra e shpërthimit të coronavirusit – dhe do të kalojnë dy javë në Spitalin NHS Arrow Park në Wirral, afër Liverpool.

Dhe derisa pritet ardhja e tyre, banorët u panë sot duke lënë bllokun e objektit të akomodimit Park View& River View përpara mbërritjes së tyre.

Evakuimi erdhi pasi katër zyrtarë kryesorë mjekësorë në Mbretërinë e Bashkuar ngritën nivelin e rrezikut të sëmundjes nga e ulët në e moderuar, dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik.

Siç bëhet e ditur tutje, pacientët do të vendosen në një bllok akomodimi të stafit të NHS me qasje në internet.

Por kushdo që ka “simptoma të dyshimta” do të dërgohet në Royal Liverpool Hospital, i cili ka një njësi të niveleve të larta të sëmundjeve infektive.

Janelle Holmes, shef ekzekutiv e Wirral University Hospital NHS Foundation Trust, i dërgoi një mesazh stafit mbrëmjen e djeshme.

Në të thuhet: “Të dashur kolegë, Do të jeni të vetëdijshëm për situatën aktuale në qytetin Wuhan, Kinë dhe shpërthimin e koronavirusit të ri.

“Ndërsa nuk ka raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, unë po ju shkruaj për t’ju informuar për disa hapa të ardhshëm.

“Rreth 100 qytetarë britanikë do të udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar nga Kina nesër.

“Si masë paraprake ata do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë pas mbërritjes së tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, numri i vdekjeve nga virusi ka arritur në 213, me raste që shkojnë në 10,000. Asnjë vdekje nuk ka ndodhur jashtë Kinës, megjithëse 98 raste janë konfirmuar në 18 vende të ndryshme.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme