Banorët rezidentë të Bejrutit të zemëruar: Kërkojnë përgjigje për shpërthimin

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit në Bejrut të Libanit kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë për siç e quajnë ata neglizhencë që çoi në shpërthimin masiv të së martës.

Presidenti Michel Aoun ka thënë se ky shpërthim ishte shkaktuar nga deponimi i pa sigurtë në një depo të dy mijë e 750 tonëve të nitratit të amoniumit, shkruan BBC.

Shumë syresh kanë akuzuar autoritetet për korrupsion, mosmenaxhim dhe mospërfillje.

Ky shpërthim ka marrë jetën e 125 njerëzve dhe mbi katër mijë të tjerë janë lënduar.

Atje tashmë ka filluar periudha dyjavore e gjendjes emergjente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme