Shqipëria vendos të hapë konsullatë në Bejrut

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilave edhe hapjen e konsullatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bejrut, të Libanit.

Në vendim thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bejrut, Republika e Libanit”.

Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor, do të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme ndërkohë që ngarkohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme