Në ditën e lidnjes së bashkëshortes së tij, ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dedikuar një urim special.
Në rrjetin social Istagram Obama ka postuar një foto më Michelle, krah së cilës shkruan: ”Ti nuk je vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi. Ti je shoqja ime më e mirë. E dashuroj forcën tënde, hijeshinë dhe vendosmërinë tënde. Dhe të dua çdo ditë e më shumë. Gëzuar ditëlindjen”.
Kjo anë e ëmbël e ish presidentit të Amerikës ka marrë mijëra pëlqime e komente nga ana e fansave të tij, të cilët e kanë vlerësuar së tepërmi.
https://www.instagram.com/p/BeEI3RjBNGl/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy