Vdes gjyshja e ish-presidentit Obama në moshën 99-vjeçare

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Sarah Obama, gjyshja e ish-Presidentit amerikan Barack Obama, ka ndërruar jetë në Kenia në moshën 99 vjeç.

Lajmi u dha nga vajza e saj, Marsat Onyango, duke shpjeguar se ajo nuk kishte qenë mirë për një javë, por që kishte rezultuar negative në testin e Covid-19.

E panjohur deri në vitin 2008, vit kur nipi i saj Barack Obama u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Obama që atëherë ishte bërë një njeri i famshëm kombëtar, dhe ferma e saj ishte një destinacion turistik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme