Analisti politik, Bleron Baraliu, i njohur për qëndrimet përkrahëse për kryeministrin Albin Kurti, sot i ka reaguar ashpër atij.
Baraliu përmes një postimi në Facebook, është treguar i ashpër pas një deklarate të kryeministrit Kurti i cili e bëri pas lajmin se qytetarët e Kosovës, mund të udhëtojnë pa viza në vitin 2024.
Ai thotë se, drita jeshile për liberalizimin e vizave ka ardhur pas forcimit të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.
“Albin Kurti – mos na e fyej inteligjencën me këtë pallavër: e vetmja arsye për mosliberalizim të vizave për Kosovën deri më tash ka qenë asgjë tjetër veç se racizmi evropian dhe trajtimi diskriminues ndaj shqiptarëve. S’ka kurrfarë progresi të ri të qeverisë udhëhequr nga ti që ka ndryshuar qasje, përveç nëse mund të themi koncesionet e fundit në dialog – por as këtë nuk e besoj”, ka shkruar ai.