Mazllum Bajraliu ka thënë se u.d. e presidentit duhet të shpallë zgjedhjet në rast se vota e deputetit Arifi shpallet jolegjitime dhe me këtë rast bie Qeveria. Kjo për shkak se do të shfrytëzohej edhe mundësia e mandatarit të dytë dhe Kushtetuta nuk e njeh një mandatar të tretë.
Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Bajraliu ka thënë se nuk mund të paragjykohet se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi.
“Nuk mund ta paragjykojmë. Ka shkelje procedurale dhe veprime materiale. Është vendimi i gjykatës supreme e kushtetuese. Kështu që është vështirë të paragjykohet se cfarë do të ndodhë dhe nëse do të vazhdohet apo jo mandati i tij. Vendimi i gjykatës është ende valid. Mbrojtja e këtyre ka lënë shumë për të dëshiruar, pasi nuk dua të tingëlloj negativ apo nëncmues. Më së miri është të mos paragjykojmë. Shohim cfarë do të ndodhë dhe pastaj e komentojmë”
I pyetur nëse masat e vëna nga Qeveria vlejnë edhe në rast se bie Qeveria ai është përgjigjur kështu:
“Masat tash mund të kthehemi në retroaktiviteti nuk mund të vlejë edhe tek ligjet. Është parim që nuk mund të vlejë parimi i retroaktivitetit edhe tek ligjet. Është parim që nuk ka aplikim retroaktiv të ligjeve. Nëse nuk ka edhe ligjet edhe vendimet janë akte juridike. Nëse është ashtu Gjykata
Kushtetuese nuk mund të jap shpjegime por vetëm përgjigje”, ka thënë ai për Express.
Nëse vota e deputetit Arifi shpallet jolegjitime, Baraliu thotë se nuk ka rrugë tjetër pos që të shpallen zgjedhjet. Gjithsesi ai ka thënë se nuk mund të paragjykohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse shpallet vendimi jolegjitim. Pastaj mbetet të kthehemi tek zgjedhja e mëparshme. Pra mandatari i parë ka shkuar, tani jemi tek mandatari i dytë dhe cfarë mbetet. I mbetet u.d. të presidentes që të shpallë zgjedhjet. Megjithatë nuk duam të paragjykojmë dhe presim vendimin e Gjykatës”, ka thënë ai. /GazetaExpress