Baraliu: LDK-ja ia ka borxh Osmanit kuorumin, zgjedhjet e reja humbje substanciale për partitë

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 10:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ia ka borxh Vjosa Osmanit që të ia bëjë kuorumin në momentin kur ajo do të votohet për presidente po vlerëson profesori universitar Mazllum Baraliu.

Baraliu, në një intervistë për Ekonomia Online është shprehur se ish-nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ia ka zbardhur fryrën kësaj partie, që siç thotë ai pa marr parasysh mospajtimet që ka pasur brenda partisë.

Në mënyrë plebishitare Baraliu thotë se Osmani është dëshmuar dhe ka marr legjitimitetin qytetar për tu zgjedhur presidente.

“Unë mendoj që qasja e udhëheqësish së re të LDK-së ashtu siç ka filluar aty ka vlime të mëdha për brenda dhe ka divergjenca të pa pajtueshme me njëra tjetrën, nëse kjo qasje shkon në drejtimin e duhur siç ka filluar unë mendoj që do të ketë një marrëveshje dhe të paktën LDK-ja ia ka borxh Vjosës sepse ajo është produkt i tyre, është njeri i tyre dhe unë mendoj që është njeri i cili nuk ja ka nxirë fytyrën por ja ka zbardh fytyrën pa marr parasysh divergjencat dhe mendimeve të ndryshme brenda kësaj partia, është në nderin e LDK-së dhe në dobi të LDK-së dhe të Kosovës që të ja bëjnë kuorumin dhe të votohet  Vjosa si presidente, për më tepër duhet të jenë të vetëdijshëm të gjithë subjektet politike sepse në mënyrë plebishitare ajo është dëshmuar dhe e ka marr legjitimitetin nga qytetarët për të qenë presidente dhe unë mendoj që është presidentja më e pranueshme”.

Baraliu ka treguar edhe procedurat për zgjedhjen e presidentit. Fillimisht ai ka thënë se duhen 30 nënshkrime të deputetëve për një kandidat dhe duhet të jenë 2 kandidat në garë për herën e parë të votimit.

Nëse dy kandidat brenda dy rundeve nuk kanë arritur ti sigurojnë 80 vota, atëherë njëri prej tyre që ka marr më shumë vota në raundin e tretë kërkohet shumica e thjeshtë me 61 vota.

“Jemi në ngushticë kohore të jashtëzakonshëm për shkak të afateve që kemi në dispozicion për zgjedhjen e presidentit sepse deri me 5 prill duhet të kryhen të gjitha veprimet për tu zgjedhur presidenti që do të thotë brenda tridhjetë ditësh. Ndërkohë që procedura për të zgjedhur presidentin është grumbullimi të paktën 30 nënshkrimit të deputetëve për një kandidat dhe fillimisht të paktën duhet të jenë 2 kandidat për herën e parë të votimit, dhe të dytën duhet të jenë 80 dhe 80 marrin pjesë në votim pa marr parasysh a votojnë për apo kundër, por në kutitë të votimit duhet të jenë 80 vota, dhe herën e tretë nëse dy herët nuk mund të ketë rezultat pozitiv për njërin ose tjetrin kandidat atëherë nga dy kandidatët që herën e dytë kanë pasur njëri prej tyre më shumë vota por nuk e ka arritur numrin e duhur prej 80 deputetësh shkohet në rundin e tretë që kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 deputetësh dhe në këtë rast në rundin e tretë me 61 deputetë që votojnë për zgjedhjen e presidentit zgjidhet presidenti”.

Ai ka folur edhe për dëmet që mund të shkaktohen dhe krizat politike moszgjedhja e presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për, Baraliun subjektet humbëse në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të kuptojnë se mund të ju kthehet boomerang shkuarja edhe një herë në zgjedhje, që siç thotë ai mund të ketë humbje substanciale.

“Shumë dëme mund të shkaktojë, dhe mund të shkaktojë një tjetër krizë politike dhe një tjetër dobësi të kësaj klase politike qoftë pozitë apo opozitë dhe meqë ende LDK-ja nuk është deklaruar kundër pranisë të paktën për të bërë kuorumin është me rëndësi që të shpresohet dhe unë mendoj që subjektet politike të përgjegjshme e si duket disa nga to të kësaj garniture të vjetër politike po tregohen më tepër inatqore sesa të përgjegjshme në relacion me përgjegjësinë që kanë ndaj institucioneve të vendit, mund të na sjellë pasoja sepse mos suksesi në zgjedhjet e presidentit apo presidentes na sjellë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të cilat në çdo aspekt janë dëmshme dhe me pasoja të pa riparueshme dhe katastrofale”.

“Në radhë të parë në qoftë se mbretëron një vetëdije minimale politike dhe institucionale të subjekteve politike dhe atyre humbëse në zgjedhjet e fundit duhet ta dinë që mund të ju kthehet boomerang shkuarja edhe njëherë në zgjedhje, mund të ketë edhe humbje të tjera substanciale dhe mund të komprimitohen edhe më shumë se sa që ka ndodhur herën e fundit”.

“Humbjet janë edhe në aspektin ekonomik, financiarë në humbjen dhe rrënimin e më tej të këtij imazhi të lënduar dhe të pa fituar në aspektin ndërkombëtarë”.

Të ngjashme