Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjen e barazhit.
Skuadra nga Liga e Parë, Vushtrria do të jetë në cilësinë e nikoqirit në këtë sfidë.
Dueli i barazhit mes Vushtrrisë dhe Malishevës do të zhvillohet të shtunën e 28 majit me fillim nga ora 16:00.