Barcelona raportohet se do të bëjë ofertë për Vincent Kompanyn nëse kapiteni i Manchester Cityt vendos të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Kompany, 32-vjeçar, do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata me Cityn.
Sipas gazetës The Sun, Barcelona do të tentojë të bindë belgun për një kalim në Camp Nou pasi e do si përforcim të qendrës së mbrojtjes.