Gjykata e arbitrazhit sportiv (Cas) uli dënimin e Realit të Madridit në lidhje me transferimet.
Klubi i Barcelonës është shprehur i irrituar nga ky vendim dhe i kërkon KAS-it sqarime se përse nuk bëri të njëjtën gjë në rastin e katalanasve që ishte analog me atë të madrilenëve.
FIFA kishte dënuar klubin kryeqytetas në vitin 2015 për shkak të parregullsive në transferimin e lojtarëve minoren, dënim që qeveria e futbollit caktoi të ishte për dy hapësira të shit-blerjeve, transmeton Telegrafi
Nga ky verdikt i CAS-it ka mbetur plotësisht i zhgënjyer klubi i Barcelonës që zyrtarisht ka kërkuar shpjegime nga ana e gjykatës së Lozanës.
“Nuk e kuptojmë, është e njëjta situatë si në rastin tonë. U ndëshkuam për të njëjtat aryse nga FIFA, apeluam në KAS me të njëjtat argumente dhe përfaqësuesit ligjor janë po ata. Për këtë arsye nuk është e qartë se përse KAS-i në rastin e Realit vendosi ta reduktojë masën e dënimit, ndërsa në rastin e Barcelonës jo”, deklaroi presidenti i katalanasve Jose Maria Bartomeu.
Barcelona u dënua nga FIFA në vitin 2014 pikërisht për parregullsi në transferimin e lojtarëve minoren, aso-kohe klubi blaulgran nuk u lejua të kryente lëvizje në dy afate kalimtare të njëpasnjëshme.