Eric Abidal nuk është më drejtor sportiv i klubit të futbollit Barcelona.
Klubi katalonas ka njoftuar për largimin e francezit duke thënë se largimi është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Largimi i Abidalit vjen pak ditë pas humbjes turpëruese në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit, 8:2.