Barca me plan të ri për transferimin e Neymar

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Përfshirja e Philippe Coutinhos në ofertë mund të jetë pikë kyçe në arritjen e marrëveshjes mes Barcelonës dhe PSG, për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’.

Neymar tashmë ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga PSG, me Barcelonën opsionin e tij të parë.

Problemi i vetëm i paraqitur deri në tani, që po pengon edhe finalizimin e kësaj marrëveshje, është çmimi i lartë që PSG i ka vendsour Neymar.

Mediet në Spanjë raportojnë se PSG po kërkon 222 milionë për kartonin e Neymar, përcjell lajmi.net.

Por, për të përballuar këtë shumë të madhe, Barcelona do të përfshijë në ofertë Philippe Coutinhon, të cilit së fundi po ashtu i është rritur dëshira për largim nga ‘Camp Nou’.

Të ngjashme