Barça ofron 60 milionë euro për Joviqin

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e sulmuesit Luka Joviq, i cili këtë edicion po shkëlqen te Eintracht Frankfurti ka shkruar të mërkurën “Football-Espana”.

Te Barcelona e shohin Joviqin si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm dhe tashmë kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e tij, transmeton Koha Ditore.

21-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 36 paraqitje për Eintrachtin në të gjitha garat.

Ai në verën e vitit 2017 është huazuar te Frankfurti nga Benfica, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme