Pasi ia mori Christensenin dhe Marcos Alonson, por edhe objektivat që i kishte Chelsea gjatë verës, Barcelona s’e ka ndërmend t’i lë rehat “Blues”.
Gjiganti katalunas në fakt e ka ndërmend të “peshkojë” përsëri në “Stamford Bridge”.
Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mirror”, i cili zbulon se “Blaugrana” ia kanë vënë syrin mesfushorit Jorginho, përcjell “Gazeta Express”.
Mesfushorit brazilian me pasaportë italiane do t’i skadojë kontrata me Të Kaltrit në fund të këtij sezoni.
Dhe, Barça synon të përfitojë nga ky rast dhe ta marrë kampionin e Evropës me Italinë pa paguar dëmshpërblim për të.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse Chelsea do t’i ofrojë kontratë të re apo jo ish-futbollistit të Napolit.
Jorginhon e duan edhe klubet e mëdha italiane, ndërsa i takon atij të vendos nëse do të rikthehet në Serie A apo ta provojë një eksperiencë të re në La Liga, nëse i jep përvojës në Premierligë, ku fitoi gjithçka me “Blues”.