Barça “troket” në portën e Interit, 84 milionë euro për Skriniar

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Dëmtimi i Samuel Umtiti po e shtyn gjithnjë e më shumë Barcelonën të gjejë një zgjidhje të denjë në merkaton më të afërt, pak rëndësi ka nëse kostoja për një mbrojtës mund të kalojë kufijtë e logjikës.

Skuadra katalanase ka nisur zyrtarisht tratativat me Interin për sllovakun Milan Skriniar, i kërkuar edhe në muajt e verës prej trajnerit Valverde, por që në fund mbeti në “San Siro”.

Sipas medieve iberike, oferta “blaugrana” për futbollistin në fjalë ka shkuar deri në 84 milionë euro, shifër që ka lëkundur edhe më besnikët e klasit të Skriniarit në kampin zikaltër.

Nëse finalizon marrëveshjen, ashtu siç parashikojnë ekspertët në Spanjë, Barcelona do ta kishte të lehtë të akivizonte blerjen e re edhe në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë në Champions League.

Kjo, për shkak të rregullave të reja lehtësuese të UEFA-s mbi ndryshimin e ekipeve nga lojtarët brenda një kompeticioni dhe sezoni në vazhdim. Mbetet për t’u parë vullneti i Skriniarit për të lënë në mes kampionatin me Interin, edhe pse tundimi për të shkuar në një ekip si Barça ka nisur të japë efekt pozitiv në tratativa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme