Pique, Ter Stegen, De Jong e Lenglet kanë nënshkruar kontrata afatgjate me gjigantin katalunas pas fitores së mbrëmshme në Champions League
Barcelona ua ka vazhduar kontratat yjeve të saj.
Në fakt, Gerard Pique, Marc-Andre ter Stegen, Frenkie de Jong e Clement Lenglet kanë nënshkruar kontratë të re me gjigantin katalunas.
“Blaugrana” kanë njoftuar për këtë vendim pas ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, ku ekipi i Ronald Koemanit e mundi Ferencvarosin, 5:1.
Pique u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë ndaj ekipit hungarez, por pas lojës atij iu vazhdua kontrata deri në vitin 2024.
Me këtë rast, gjiganti katalunas i siguroi për një kohë të gjatë shërbimet e katër lojtarëve të rëndësishëm.