Një grua zgjohet në mes të natës dhe e gjen burrin në kuzhinë duke pirë një kafe dhe me lot në sy.
-Çfarë ke i dashur që po qan? Pse je çuar në pikë të natës?
-Grua e mban mend 20 vjet më parë kur takoheshim bashkë ishim vetëm 17 vjeç?
Gruaja e prekur nga ndjeshmëria e burrit tha: “Po”.
Burri vazhdon…
-A të kujtohet kur babai yt na gjeti bashkë?
“Po i dashur”, iu përgjigj gruaja.
-A e mban mend kur babai yt më drejtoi pushkën e më kërcënoi: “O do të martohesh me vajzën time, o do të bësh 20 vjet burg”.
”Po, po, si nuk e mbaj mend…”, iu përgjigj gruaja përsëri butësisht.
Burri fshiu lotët nga faqet dhe i tha: “Sot do të kisha dalë nga burgu”.