Anekdota shqiptare

  • KARIKATURAT

Njëherë një banor toskë, e pyeti Faik Konicën:
Zotëri Faik, nëse grekët kanë nevojë ta përvetësojnë veshjen tonë kombëtare, përse nuk mësojnë ta mbajnë ashtu si duhet?
Epo, karikaturat janë një formë e ligjshme e artit – u përgjigj eruditi i madh.

  • MIKËPRITJA SHQIPTARE

Duke folur me një të huaj për mikëpritjen shqiptare, Ismail Qemali tha: Të parët tanë, na kanë lënë dy zakone të mira ne shqiptarëve: – Për mikun bishtin dhe për armikun gishtin.

  • EMRI

Një nëpunës i doganës në Greqi e pyeti një shqiptar: Si e ke emrin? E pyeti për shkak të plotësimit të disa dokumenteve. Çfarë thotë? E pyeti shqiptari shokun. Unë nuk di asnjë fjalë greqisht. Shoku i thotë, zotëriu do ta di emrin tënd. I thuaj që në Shqipëri e kam emrin Florian, ndërsa në Greqi e kam emrin Janos.

  • FITORJA E PIRROS

Në një betejë, më të përgjakshme që bëri për të ndihmuar fiset ilire në Italinë e sotme, ushtria e Pirros fitoi, por me humbje të mëdha. Pas betejës, miqtë dhe shokët e Pirros e uronin me gjysmë zëri, edhe ky i falënderonte me gjysme zëri. Kur një mik i tyre e uroi me gojën plot, Pirro u përgjigj: Edhe një fitore si kjo, dhe unë do të mbetesha pa ushtri.

  • NGORDHJA E KALIT

Një bej i vrazhdë, e kishte pikë të dobët kalin e evet dhe kishte paralajmëruar: Kush të më thotë se ngordhi kali, do të vras! Një ditë prej ditës, kali i beut ngordhi. Askush nga fshatarët nuk goxonte t’i jepte beut lajmin e keq. Atëherë u ngritë Qerosi dhe vajti te zotëriu për vizitë. Ky e pyeti: Si është kali? Shëndoshë e mirë, zotëri. Patkonjtë i ktheu nga dielli, i tha punëtori. Si, ngordhi kali im? Pyeti Beu. Vrit veten tani Be, sepse vet the që kali vdiq, ia ktheu punëtori.

  • E PREMTJA E BARDHË

Po bëhej një gosti në një fshat të Korçës. U pre mishi dhe u shtrua në sofër, prifti mori një veshkë të ngrohtë dhe e hëngri. Ç’bënë ashtu, uratë? E pyetën ata që e panë. Jemi me Kreshmë në gojë. Ndërsa sot është e Premtja e zezë. Prifti ua ktheu: Nuk thoni ju, shyqyr sot e kam të bardhë. Sepse çdo herë është e premtja e zezë.

  • KONKURRENCA

Ishte një deputet, që zëri nuk iu kishte dëgjuar zëri në parlament. Në një seancë parlamentare që ishte mbajtur, më në fund edhe deputeti e kërkoi fjalën. E ka fjalën – tha kryetari – urdhëro zoti deputet. Unë desha të them zoti kryetar të mbyllet një çikë dritarja përballë. Më bën konkurencë me derën që është e hapur mos të ftohemi.

  • VOTIMI I TREFISHTË

Eqrem Beu për të fituar në zgjedhje, përdori një marifet. Hapi dyertë e sarajave, ku priste zhgjedhësit e tij, ku iu jepte nga një qylaf, një festë e zezë dhe një kaskeyë. Qëllimi ishte që çdo zgjedhës, duke vënë njëherë qylafin, njëherë kasketën dhe njëherë festën e zezë. Kështu do të kujtoheshin për Eqrem Beun, dhe do ta votonin tri herë për të.

  • UJQIT

Dy udhëtarë jabanxhi i zë nata në një katund e shkojnë për të fjetur në një shtëpi. I zoti i shtëpisë i pret mirq. I futë brenda, i shërben me kaffe, iu jep duhan dhe i bën shumë muhabet. Kur e pyesin miqtë: Si je me shëndët? Ai iu përgjigjet me gjithë qejf: Jam i shëndoshë si ujk. Po ju sijeni? Kur thotë si ujk, të dy e shikonin njëri tjetrin të çuditur nga gjuha e mikëpritësit. Mbas pak u kthye nga puna i biri i zotit të shtëpisë, dhe u përshëndet me miqtë. Mirëseerdhët. Si jeni, si shkoni? Mirë falemnderit – ia kthyen udhëtarët. Po ti sijë me shëndet? E pyetën djalin. Shëndoshë si ujk – i përgjigjet edhe djali. Kur edhe i biri tha “Si ujk”, njëri nga miqtë i frikësuar tha: Ngrihu, e të ikim, se u bënë dy ujq.

(Përgatiti: Argjira Ukimeri)

Të ngjashme