Barcaleta: Spiuni

Shërbimi Sekret i Anglisë e kishte çue një agjent me u takua me një agjent tjetër sekret në Irlandë, i cili rrinte në një zonë rurale.

Kur hyn ky anglezi në fshatin e parë, takohet me një burrë:

“O tungjatjeta! Po e kërkoj një burrë me emrin Murphy, a e njihni?”

“Unë quhem Murphy, edhe farkatari që gjendet në fund të fshatit quhet Murphy, edhe në dy fshatrat tjera në të djathtë janë edhe dy burra tjerë me emrin Murphy”, u përgjigj fshatari.

Ky agjenti mendoi me vete që është takua bash në burrin që po e kërkon, edhe ia nisi po i thotë frazat e koduara:

“Dielli lëshoi rrezet, bari po rritet dhe lopët janë gati për mjelje”.

Ky fshatari e kqyri edhe njëherë agjentin edhe i tha:

Aiiiiii burrë a Murphy shpiunin po e lypë a? Nisu këndej majtas në këtë rrugë, shtëpia e tretë është.

Të ngjashme