Provimi i historisë

Mësuesi pyet rrugëtarin e klasës:
– Bledar, kush e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë?
Bledari, i zënë ngushtë, thotë:
– Zoti mësues, për besë nuk e kam shpallur unë!
Mësuesi nevrikoset:
– Ulu, ke notën 4!
Pas provimit, babai i Bledarit takon mësuesin në rrugë dhe e pyet pse djalit i kishte vënë notë të mësipërme. Mësuesi i tregon ngjarjen.
Babai psherëtin dhe thotë:
– Epo, profesor, djalin tim e njoh mirë unë. Ai është pak i prapë, po kur thotë që s’e ka bërë ai, mos e kërko tjetërkund!

Të ngjashme