Barcaleta: Gruaja vendos për çështjet “e përditshme”, burri për ato “madhore”

Një i ri donte të martohej, por duke dëgjuar konfliktet, divorcet e problemet e tjera, hezitonte. Shkoi tek daja i tij dhe e pyeti: “O dajë! Ti ke kaq vite që je martuar dhe nuk je grindur kurrë me gruan. A më tregon cili është sekreti?

Daja i tha: “Që ditën e parë të martesës, unë dhe gruaja lidhëm një pakt: Ajo do të vendoste për çështjet e vogla në familje, kurse unë për çështjet e mëdha”.

I riu, duke mos kuptuar gjë tha: “Ma shtjello pak se s’po të kuptoj”.

Daja vazhdoi: “Po ja, ime shoqe, psh ka pasur pushtet të plotë në zgjedhjen dhe blerjen e shtëpisë, mobilimin, ngjyrën e preferuar të dhomave, llojet e luleve në kopsht, çfarë hamë dhe pijmë, edukimin e fëmijëve, shpenzimin e rrogës time, ku t’i kalojmë pushimet, kë do të vizitojmë, me kë do të shoqërohemi, me kë do të zihemi, çfarë do të shohim në televizor, cilat këngë do të dëgjojmë etj… D.m.th gjërat e vogla dhe të përditshme”.

“Po ti o dajë, për çfarë vendos në shtëpi?!” e pyeti i çuditur nipi.

Daja: ”Unë merrem me çështje madhore dhe strategjike, madje paksa të rrezikshme do të thoja, si psh: Marrëdhëniet e tensionuara mes Amerikës dhe Kinës, lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të naftës, rritja e temperaturave, vrimat e ozonit etj… “ 😂😂😂

Të ngjashme