Një irlandez hyn në një bar në Dublin, urdhëron t’i sjellin tri gota “Guinness” dhe ulet në një pjesë të veçuar, duke pirë një gllënjkë nga secila prej tyre. Kur i përfundon të tria, ai kthehet te banaku dhe urdhëron tri të tjera.
Baristi i thotë atij: “Ju lutem kini parasysh se, njëherë që gotat mbushen ato shkojnë dëm nëse nuk konsumohen; do të shijonte më mirë nëse do t’i merrnit një nga një”.
Irlandezi përgjigjet: “Epo, shiko, se unë kam dy vëllezër. Njëri është në Amerikë, tjetri në Australi dhe unë jam këtu në Dublin. Kur ne të gjithë u larguam nga shtëpia, ne i premtuam njëri – tjetrit se do të vazhdonim të pinim në këtë mënyrë për të kujtuar ditët kur dilnim së bashku”.
Baristi e pranon këtë si një zakon të këndshëm dhe nuk këmbëgul më tutje. Irlandezi u bë klient i rregullt në bar dhe gjithmonë porosiste dhe pinte të njëjtën mënyrë: Urdhëronte tre gota dhe pinte nga tri gotat me radhë duke kthyer nga një gllënjkë.
Një ditë, ai ulet në bar dhe urdhëron dy gota. Të gjithë klientët e rregullt të pranishëm në bar e vunë re ndryshimin dhe heshtën. Kur ai rikthehet në banak për të porositur raundin e dytë, baristi i thotë: “Unë nuk dua të ndërhyj në pikëllimin tuaj, por dua të të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen tuaj të madhe”.
Irlandezi mbeti i hutuar për një moment, pastaj e kuptoi dhe duke e përmbajtur të qeshurën përgjigjet: “Oh, jo”, thotë ai, “të gjithë janë shëndoshë e mirë. Thjesht unë lashë pijen”.