Javën e kaluar e kisha ditëlindjen. Gruaja nuk ma uroi, prindërit harruan, ashtu edhe fëmijët. Shkova në punë, as kolegët nuk ma uruan.
Kur hyra në zyrë, sekretaresha po më thotë: “Urime ditëlindjen, shef”. U ndiva shumë special.
Më thirri edhe për darkë. Pas darke më thirri me shku në banesë të saj.
Kur shkuam atje, po ulemi… Ajo po më thotë: “Më fal veç pak të shkoj deri në dhomë të fjetjes”.
U kthye pas 5 minutash me një tortë… me gruan time, me fëmijët, me prindërit, me shokët, me kolegët, të cilët bërtitën: “Surprizë”!!!
E unë isha shtrirë në divan duke pritur… Krejt i zhveshur.