Është vetëm çështje ditësh pasi Barcelona pritet të prezantojë blerjen më të bujshme të kësaj merkatoje.
Sipas “RAC1” transmetuesit spanjoll, klubi katalanas raportohet se ka arritur një marrëveshje të plotë me lojtarin brazilian, Philippe Coutinho, shkruan “Sport Mediaset”.
Tashmë mbetet për t’u përcaktuar marrëveshja me Liverpoolin e cila kërkon 75 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin e avancuar.
Coutinho do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.