Barcelona ka arritur marrëveshje me Sevillën për transferimin e mbrojtësit francez, Clement Lenglet, në verë, raporton Mundo Deportivo.
Gazeta spanjolle e ka publikuar këtë lajm në edicionin e së mërkurës me titullin: “Marrëveshje me Lenglet”, midis spekulimeve në rritje se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.
Lenglet raportohet të ketë qenë në bisedime informale me Barçën në javët e fundit, por tani duket se negociatat kanë shënuar përparim të shpejtë.
Raportohet se gjiganti katalonas do t’i paguajë 35 milionë euro për francezin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Thuhet se ai do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë 400 deri në 500 milionë euro.