Barcelona, De Ligt kaloi te Juventusi për para

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka thënë se motiv i kalimit të Matthijs de Ligtit te Juventusi kanë qenë paratë.

Barcelona, që ishte ndër favoritet e transferimit të De Ligtit, dështoi në diskutimet për marrëveshjen personale gjë që shpiu ish-mbrojtësin e Ajaxit drejt Juventusit. Te “Zonja e Vjetër” ai fiton pagë vjetore tetë milionë euro, plus katër tjera në bonuse, për pesë vjet.

“I kemi bërë ofertë, por preferoi të shkonte te Juventusi, ku taksat italiane ia mundësojnë pagë më të lartë neto”, ka thënë Shefi Ekzekutiv, Oscar Grau gjatë prezantimit të buxhetit të klubit, raporton “Football-Italia”.

Juventusi e Barça u përfolën gjatë edhe për transferimin e Neymarit. Grau këtu ka thënë se klubi katalonas ka bërë përpjekje të madhe për brazilianin, por “PSG s’ishte kurrë e interesuar për shitje”.

Të ngjashme