Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenali pas përfundimit të sezonit.
Mesfushori uellsian dhe klubi londinez nuk janë pajtuar për rinovimin e kontratës.
Kësisoj lojtarit në qershor do t’i skadojë kontrata dhe do të largohet nga Londra si futbollist i lirë.
Gara për të nënshkruar me yllin e Kombëtares së Uellsit është e madhe, ndërsa së fundmi për të po interesohen edhe Barcelona dhe Liverpool.
“Daily Mail” ka shkruar se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij.
Në anën tjetër Barcelona po kërkon transferimin e uellsianit në Camp Nou.
Përveç këtyre dy skuadrave, në garë për Ramseyn janë edhe skuadra tjera të mëdha si Milan, Juventus, Real Madrid, Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint Germain.
Ramsey ka qenë pjesë e Arsenalit që nga viti 2008 kur iu bashkua londinezëve nga Cardiff City për një shumë rreth shtatë milionë euro.