Barcelona po shpreson që të transferojë Bruno Fernandesin nga Sporting Lisbona, para se ta huazojë atë te Valencia.
Ky operacion thuhet se do të jetë pjesë e marrëveshjes me Los Che, që ta marrin Rodrigo Morenon dhe ta lënë në huazim portugezin.
Blaugranasit kishin tentuar ta transferojnë sulmuesin nga Valencia, duke ofruar edhe shërbimet e Nelson Semedos, por që ishin refuzuar.
Mundo Deportivo raporton tani se katalunasit e duan transferimin e Fernandes nga Sportingu dhe më pas ta dërgojnë në huazim te rivali nga La Liga.
Mirëpo, Barcelona e di se do të jetë e vështirë për t’i marrë shërbimet e mesfushorit, shkaku që edhe Manchester United është në garë për të.
Djajtë e Kuq po refuzojnë që të paguajnë më shumë se 55 milionë euro për lojtarin, gjersa skuadra portugeze kërkon afro 70 milionë.
Fernandez ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 14 asistime deri më tani në këtë sezon, derisa në sezonin e kaluar kishte shënuar 32 herë.
Barcelona është në pozitë ideale që të transferojë lojtarin, për ta huazuar më pas në Mestalla.