Barcelona e ka fituar Kupën e Mbretit të Spanjës, pasi sonte e mundi Alavesin, me rezultat 3-1, në “Vicente Calderone”.
“Blaugranat” e mbyllin këtë sezon të garave me trofeun e Kupës, edhe pse ishin afër edhe triumfit në La Ligë, të cilën në fund e fituan rivalët e tyre nga Madridi.
Por, nuk vonoi shumë së Barcelona sërish në avantazh, kësaj herë me anë te Neymar (45’). Një minutë më vonë, Alcacer i dha goditjen e tretë Alavesit. Deri në fund të kësaj sfidë kishte edhe raste tjera, por që gola më nuk kishte.
Luis Enrique e mbyll misionin e tij te Barcelona me trofeun e Kupës së Mbretit.