Felipe Luis mund të bashkohet me Barcelonën.
Klubi katalanas ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atletico Madrid, shkruan The Sun.
33 vjeçari ne verë do të mbetet agjent i lirë. Në garë për të seriozisht ka hyrë edhe Borussia Dortmund, që kërkon nënshkrimin e tij, por që tash Barca ka marrë primatin në këtë garë.
Menaxheri i Barcës, Ernesto Valverde, është në gjah për një mbrojtës që ta përforcojë pozitën ku luan Jordi Alba dhe Luis ka përvojën e nivelit më të lart në La Liga dhe Champions League.