Ander Herrera mund ta lë klubin e tij Manchester United si transferim i lirë, dhe mund të përfundojë te Barça.
Kampionia e Spanjës, Barcelona, është e interesuar të bëjë lëvizje për mesfushorin e Manchester Unitedit, Herreran, i cili është 29-vjeçar dhe për të është sezoni i fundit në kontratë, e që do të thotë se mund të nënshkruajë parakontratë që në muajin janar dhe të largohet nga vera si transferim i lirë.
“Blaugrana” deshi që ta marrë atë edhe gjatë verës, por Herrera vendosi të qëndrojë në “Old Trafford”, ndërsa tani nënshkrimi i kontratës së re është duke u vonuar, transmeton Koha.